News & Events

DSC_0034

Më 27 Shtator 2017, në ambientet e Hotel Life Gallery, në Korçë, APA Albpartners zhvilloi aktivitetin e rradhës të projektit të IADSA “Korça Food Hub: Sustainable Rural Development through Regional Branding”, me temë “Ngritja e Grupeve të Interesit”. Ky takim, që zgjati rreth dy orë, u çel nga Drejtori i Agjencisë për Zhvillimin Rajonal nr. 3, Z. Litian Broka dhe u pasua nga përshëndetja e Kryetarit të Bashkisë Korcë, Z. Sotiraq Filo. Në vijim, u dha një përshkrim i detajuar i projektit nga menaxherja e këtij projekti Znj. Jonida Cako nga Instituti Adriapol dhe Z. Claudio Polignano, përfaqësues i Rajonit të Puglia-s në Shqipëri, të cilët u pasuan nga një debat mjaft i frytshëm me anëtarët e grupit të interesit. Më konkretisht, Dekani i Fakultetit të Bujqësisë Z. Gjergji Mero, Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z. Roland Cela, si edhe fermerë dhe prodhues me pakicë të ftuar në takim shkëmbyen mjaft mendime dhe propozime rreth vijimit të projektit.

  • DSC_0031
  • DSC_0029
  • DSC_0038
  • DSC_0034
  • DSC_0046